E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Politikani italian qëllon për vdekje një emigrant

Një politikan italian nga radhët e partisë së krahut të djathtë “Lega”, Massimo Adriatici, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës në Piazza Meardi, në Voghera,

 

Adriatici nxori armën dhe vrau marokenin 39-vjeçar pasi një konflikti në lokal. Aktualisht ai është vendosur në “arrest shtëpie”.

 

Reklamë

Adriatici, i cili ka licencë për armë, pretendon se marokeni, i cili ishte një emër i njohur për drejtësinë. sulmoi klienët që ndodheshin në lokal, si dhe atë vetë. Raportohet se viktima ishte në gjendje të dehur.

 

Nga ana tjetër, kreu i “Lega”, Matteo Salvini, pretendon se Adriatiku veproi në vetëmbrojtje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë