Subscribe

Festa e pashkëve ishte nje moment per kryetarin e kuvendit Ilir Meta, qe te përsëriste thirrjen per dialog mes maxhorances dhe opozitës. Pas vizitës ne kishën ortodokse, Meta ka theksuar nevojën e dialogut, apel te cilit iu bashkëngjit edhe kreu i bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj.

 

Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Frençeskut për të ripërtërirë edhe dialogun për të rritur kapacitetet për të dialoguar. Sepse dialogu, bashkëpunimi, janë themelet e një shprese për një të nesërme më të mirë. Dhe kështu shpresojmë që këto Pashkë të sivjetshme të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë.”

 

E ndërsa negociatoret ende nuk kane gjetur nje marrëveshje per takimin mes Rames e Bashes, ne kete dite feste te paktën lideri i opozitës shtrëngoi duart me numrin dy te socialisteve Gramoz Ruçi.

 

Vete kreu i PD Basha urimin e pare per pashkët e beri ne çadrën e protestës, duke premtuar se opozita nuk tërhiqet deri ne realizimin e kërkesave te saj.

 

“Lulzim Basha: Për këdo që sot bashkohet në këtë festë me besimtarët e krishterë dua të them se këtu në këtë çadër, në këtë shesh të lirisë, tash  60 ditë, është ditë Pashkësh, dhe do të vazhdojë të jetë ditë Pashkësh, sepse ditë për ditë e natë për natë këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri të qytetarëve shqiptarë. Për një Shqipëri, resurset pasuritë e së cilës janë në dispozicion vetëm të qytetarëve shqiptarë. Kjo është një shpresë e madhe, një ideal i madh. Një kauzë e madhe për të cilën jemi  bashkuar dhe për së cilën jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fitoren totale të qytetarëve shqiptarë.”

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama urimin per festen e Pashkës e beri ne rrjetet sociale ku lajmëroi se per te respektuar atmosferën festive, ketë te diele nuk do te ketë komunikim javor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *