Politika i është bashkuar festes se Pashkëve, duke uruar besimtaret ortodokse ne mbare vendin. Kreu i shteti Bujar Nishani ka zgjedhur vendin simbol te këtij besimi, Korçën per te dhëne mesazhin e tij. Presidenti tha se kjo dite është e shpresës dhe e besimit per nje jete me te mire. Ai uroj klerikët ortodokse, te cilët me pune e tyre nxjerrin ne pah harmoninë tone fetare. Edhe kryeministri Edi Rama ishte ne Korçe, por ka preferuar rrjetet sociale për të uruar. Ne një postim në twitter dhe facebook Rama shkruan thjesht dhe shkurt: nga Korça. Gëzuar pashkët. Ndërsa kryetari PD Lulzim Basha ne nje postim ne rrjetin social facebook ka uruar besimtaret. Sipas Bashes kjo feste është nje shkëndije shprese se e nesërmja do te jete me e mire, për nje ekonomi te forte, ku te respektohet puna e ndershme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *