Subscribe

Anëtari i Kryesisë së PD-së Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në vend, që nga vendimi që pritet të marrë nesër Kuvendi për arretimin e Berishës, e deri tek gjyqë për logon dhe vulën.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun, Kulluri tha se Berisha dhe çdo politikan tjetër, duhet të jetë i barabartë me qytetarët e thjeshtë përpara ligjit. Ai shtoi se Berisha ka qenë ai që prej kohësh ka kërkuar që deputetët që kanë probleme me ligjin tu hiqet imuniteti.

Kulluri komentoi edhe qëndrimin eGazment Bardhit, i cili kaloi nga grupimi i Bashës, tek ai i Berishës. Për këtë, anëtari i Kryesisë deklaroi se politika është zanat i vështirë për persona si Bardhi.

Ndërsa referuar gjyqit që do bëhet për vulën dhe logon e PD, Kulluri tha se gjykata do arrijë të konstatojë shkeljet që kanë bërë grupimi i Berishës, teksa shtoi se pritet që të mos regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit 2022.

Intervista e plotë: 

Furxhiu-Kjo sagë e Sali Berishës aktualisht ka dy aspekte është vendimi i sotëm i GJK dhe deklarata e Berishës që thotë se do konsultohet me avokatët? Si e gjykon këtë panoramë si politikan dhe vëzhgues i gjatë në politikë?

Kulluri-Sot ka qenë një ditë intensive. Unë besoj se Berisha dhe çdo politikan, i PS, PD, i Rithemelimit, i PL duhet të kuptojnë që mbi ligjin nuk ekziston askush. Nëse partitë politike shqiptare luftojnë paradite për zbatimin e ligjit dhe pasdite e përjashtojnë veten nga ky parim bëjnë një hap inkoherent.

Besoj që është një absurd i tepër nga ana e Berishës i cili prej vitesh ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetëve. Që unë kam dyshimet e mia është i duhur apo jo.

Furxhiu-Si mendon se do sillet nga nesër dhe tutje Berisha?

Kulluri-Ne kemi axhendën tonë politike dhe nuk mund të ndjekim se çfarë bën Berisha. Pas 2013, kurba e politike e Berishës ka ardhur në rënie, ëpr të qenë lideri i PD. Ka dështuar këto dy vite. Berisha gabimin më të madh që nuk legjitimohej për të qenë kreu i PD sepse ishte po kaq mëkatar sa ajo kryesi që bëri gabime nga 2017-2021. Basha e bënte mirë atë punë dhe e bën mirë për pjesën e partisë që drejton

Disa gënjeshtra kanë rënë. Berisha nuk është më udhëheqës i opozitës, sepse PD është e ndarë në dy kampe dhe nuk ka 500 mijë vota sepse janë edhe nga PL dhe partitë e vogla dhe mbi të gjitha Berisha nuk ka as të ardhme. Fati i tij politik nuk ka ndonjë interes.

Furxhiu-Bardhi ka dhënë disa sinjale sikur ka një distancim nga Berisha. A mund të thuhet se diçka tj po ndodh mes Bardhit dhe Berishës?

Kulluri-Bardhi bëri gabim për veten e tij sepse bëri vetvrasje politike ëpr shkak të paqartësisë. Politika është zanati më i komplikuar dhe i vështirë dhe nuk është i këshillueshëm për burrokratë si Bardhin. Po qëndrove në mes si Bardhi treni të shtyp, duhet të rrinë ose ose në një anë të shinës ose në një tjetër. Po qëndrove kështu si Bardhi që kërkojnë një vend pune për vitin 2025 do çonte në një dështim të madh edhe në vendimin e sotëm të GJK  edhe me largime nga PD.

Berisha falsifikoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar që e largoi edhe nga PD.

Furxhiu-Në datën 27 gjyqi në Gjkatën e Lartë për çështjen e vulës dhe logos. Çfarë pret PD zyrtare nga ky gjyq?

Kulluri-Po jap opinion. Derisa ka një mosmarrëveshje, çështja duhet të gjykohet në themel. Kuvendi i datës 11 dhjetor ka disa shkelje që nga firmat që u bën në zyrën e Palokës. Rithemelimi ka bërë disa gabime që gjykata do i konstatojë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *