E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Politika uron Fiter Bajramin/ Mesazhe festive nga krerët e shtetit dhe liderët e partive

Presidenti i republikës, Bajram Begaj, zgjodhi të uronte festën më të rëndësishme për besimtarët myslimanë nga Kavaja.

 

Reklamë

Kreu i shtetit theksoi se sakrifica në emër të besimit, duhet t’i shtyjë njerëzit të bëjnë vepra të mira për familjen, shoqërinë dhe kombin.

 

Reklamë

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare. Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar.”

 

Klasa politike vizitoi sot komunitetin mysliman, për të uruar besimtarët për festën e Bajramit.

 

ILIR META

“Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve të këtij vendi për një të ardhme më të mirë për të gjithë së bashku.”

 

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Berisha, zgjodhën rrjetet sociale për t’u uruar festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

 

 

Më shumë video

Reklamë