Analisti, Mentor Kikia, foli sot në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatore Pranvera Borakajn, për finacnimet e partive politike në Shqipëri në periudhë fushatash ekektorale.

Kikia tha se për fat të keq në Kuvendin e Shqipërisë mbizotërojnë poltikanë pa bagazh njohurish dhe kulturë. Ai tha se veç 20% e deputetëve dinë të mbajnë fjalim.

Mentor Kikia: Klasa e oligarkëve financon politkën dhe i merr paratë mbrapsht, biznesmeni investon para në mënyrë të fshehtë dhe i merr mbrapsht sërish. Nevoja e partisë për para nxorri jashtë parlamentit njerëzit e mençur, vetëm 20% dinë të bëjnë një fjalim, pjesën tjetër të deputetëve i njohim kur arrestohen ..politika u degjenerua  nga njerëzit që vinin nga bota e krimit me thasë me para dhe shkonin në parlament./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *