Dy deputetet e Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, qe ne 2014 negociuan marrëveshjen për dekriminalizimin duke i dhëne fund bojkotit te opozitës, janë rikthyer ne Tiranë këtë here, per te ndjekur nje reforme tjetër, ate ne drejtësi. E pasi kane takuar kryeministrin Edi Rama, kryetarin e kuvendit Ilir Meta, liderin e opozitës Lulzim Basha si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, dy eurodeputetet jane optimiste se klasa politike ka vullnet per ta realizuar kete proces.

Knut Fleckenstein: Me duhet te them se ajo qe na nevojitet është nje qasje e përbashkët ne mënyre qe jo vetëm te miratohen, por edhe te zbatohen reformat. Unë jam i lumtur qe kryetari i kuvendit Meta, por edhe kryeministri Rama e zoti Basha, me binden te paktën mua sot se kane vullnet te gjejnë nje zgjidhje.

Eduard Kukan: Siç mësuam, reforma ne drejtësi është ne proces dhe pasi dëgjova liderët tuaj politike, unë do e lej Shqipërinë pak me shume optimist, si një optimist i kujdesshëm do thoja. Sepse është përgjegjësia e politikaneve tuaj, për ta miratuar reformën ne drejtësi.

Fleckenstein, i cili është edhe raportues per Shqipërinë ne Parlamentin Europian, ka paralajmëruar se pas miratimit te reformës ne drejtësi, monitorimi nga Brukseli do te jete i forte per zbatimin e saj.

“Pas pak javësh, unë do te paraqes raportin tim për Shqipërinë si raportues ne Parlamentin Europian, dhe do te sugjeroj  qe ne lidhje me zbatimin e reformës ne drejtësi, te ketë një monitorim te forte nga Komisioni Europian. Sepse nje gje është e sigurte, ne kemi nevoje dhe ju keni nevoje per këtë reforme; sepse si mund ta luftoni realisht korrupsionin, si mund te luftoni realisht krimin e organizuar, nëse nuk keni nje sistem te mire drejtësie.”

Edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta ka theksuar vullnetin për te miratuar reformën ne drejtësi. Ndërkohe qe lideri i opozitës Lulzim Basha, përsëriti se Partia Demokratike është e gatshme te dialogoje per miratimin e reformës ne drejtësi. Basha diskutoi me eurodeputetet edhe problematiken zgjedhore si dhe çështjen e dekriminalizimit, per te cilën ka akuzuar kryeministrin Rama se elementet me rekorde kriminale te larguar nga parlamenti po i përdor ne strukturat e partisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *