E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Politika shqiptare në Malin e Zi

Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, krerë të partive politike dhe deputetë shqiptarë ne vendin fqinj, u konsultuan me Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati. Ai garantoi mbështetjen e Shqipërisë për popullsinë shqiptare atje, duke nënvizuar nevojën për faktorizimin e saj. Pak ditë më parë, tre partitë shqiptare në Mal të Zi “Forca”, “Unioni Demokratik i Shqiptarëve” dhe “Alternativa Shqiptare” u bashkuan, duke krijuar një mundësi për një përfaqësim më të madh ne parlament. Kete e pohon per Vizion Plus edhe kreu i partisë “Forca”, njëherësh kryetar i Komunës Uqin, Nazif Cungu. Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se ka forca te tjera te vogla qe nuk i jane përgjigjur pozitivisht bashkimit. Aktualisht shqiptarët kanë tre deputetë, por asnjë ministër, ndonëse përbejnë
pakicën më të madhe jo-sllave, me rreth 5% të popullsisë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video