Me apelin që të respektohen të gjitha masat kundër përhapjes së virusit, presidenti Meta e quan objektiv kryesor mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve të mësuesve në nisje të vitit të ri shkollor.

 

Përtej propagandës së ministrisë së Arsimit dhe qeverisë, kreu i shtetit shkruan në rrjetin e tij social, se shpreson që të jenë marrë të gjitha masat që garantojnë një proces normal mësimor pa pasoja në përkeqësimin e situatës së epidemisë. Është koha, thotë Meta, të kontribuojmë të gjithë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera.

 

Me fotot e shkrepura nga nisja e shkollës, kryeministri Rama i uron nxënësve dhe mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe me rezultate të mira.

 

Me të njëjtin mesazh për respektim të rregullave që imponon epidemia e koronavirusit, kryetari i partisë demokratike Basha një urim të veçantë e ka për mësuesit që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe me vështirësi në procesin e mësimdhënies.

 

Veçanërisht nga gjimnazistët kërkon të sillen me vetëdije, sepse nga sjellja e tyre varen jetë njerëzish shkruan kryedemokrati në mesazhin e urimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *