Duke e cilësuar politiken e jashtme aktuale te SHBA nje katastrofe, kandidati republikan per Shtëpinë e Bardhe, Donald Trump paralajmëroi ndryshime rrënjësore nese do te zgjidhet president.

Donald Trump: Politika ime e jashtme do te vendose gjithnje mbi gjithçka interesat e popullit amerikan dhe te sigurise se vendit. Kjo duhet te jete paresore dhe do te jete themeli i cdo vendimi qe do te marr.

Ne nje fjalim te gjate, multimiliarderi shënjestroi politiken e jashtme te Obames dhe ish sekretares se shtetit ClintoN, se cilës i ka munguar vizioni dhe strategjia. Lufta ndaj shtetit islamik ishte nje tjetër premtim i Trump. Pavarësisht deklaratave kundër muslimaneve gjate fushatës se tij, ai tha se do te bashkëpunoje me aleatet amerikane ne lindjen e mesme per te luftuar ekstremizmin. Ditet e Shtetit Islamik jane te numëruara. Nuk do t’u them atyre kur dhe ku do te ndodhe. Moslejimi i përhapjes se islamizmit radikal duhet te jete nje synim madhor i politikes se jashtme te Amerikës dhe botes. Duke u ndalur tek NATO, Trump deklaroi se aleatet nuk po paguajnë pjesën e tyre, pasi vetëm kater nga 28 anëtaret e NATO-s paguajnë 2 perqind te buxhetit te tyre per programe ushtarake dhe te mbrojtjes, por premtoi se kjo situate do te ndryshoje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *