Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS:...

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na hodhën ishte...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet...

Policja që vrau prindërit dhe dy vëllezërit kishte probleme shëndetësore

20 Shkurt 09:04

Policia e Kosovës konfirmoi te merkuren ne mbremje se policja V.B, që vrau katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas kryeu vetëvrasje, kishte probleme shëndetësore.

Incidenti ndodhi më 18 shkurt në Gjilan.

Sipas policisë, pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës, polices V.B i ishte marrë arma zyrtare dhe i ishte caktuar një punë më e lehtë.

“Ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019. Për shkaqe shëndetësore e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se V.B, kishte kaluar nëpër disa seanca këshilluese.

“Në kuadër të Policisë, zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia, ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në fund të vitit 2019, ishte rekomanduar, që policja tashmë e ndjerë, të lirohej nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj psikologjike.

“Arma e saj ka qenë duke u ruajtur në stacionin policor ku zyrtarja ka shërbyer. Mënyra si ajo ka ardhur deri tek arma është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

Deri me tani, policia thotë se ka intervistuar 20 persona.

Për vrasjen e pesëfisht në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër punonjësve të Policisë së Kosovës. Përmes një komunikate drejtuar mediave, IPK njofton se ka rekomanduar suspendimin e komandantit të stacionit policor, zëvendëskomandantin policor dhe shefin e operativës së stacionit policor në Gjilan.

“Bazuar në këto veprime hetimore dhe pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve dhe hetimit paraprak në stacionin Policor Gjilan i ka rekomanduar, sot Policisë së Kosovës suspendimin e katër punonjësve të PK-së lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas komunikatës së Inspektoratit Policor të Kosovës, rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve policor është bërë në interes të zhvillimit të hetimeve dhe se të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./R.E.L

Posted Under:
Kosova Kronike Kryesoret
Tagged:
Kosovë police Prinder Probleme Shëndetësore Vëllezër vrasje

Nga e njëjta kategori

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS: Protestë e denjë, por ka slogane të importuara

më shumë...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet dëshmor! Shkurti: Enea Mekolli ishte në shërbimin tonë

më shumë...

Hita për vrasjen e efektivit në Maliq: Arma kallashnikov ka çarë tejpërtej edhe antiplumbin

më shumë...

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq, Hita: Hetim për procedurat e punës, policia e Korçës nuk kërkoi ndihmë për forcat RENEA. Unë s’kisha dijeni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.