Subscribe

Policia Rrugore e Lezhës arrestoi pesë shoferë të kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër.

 

Gjatë kontrolleve, në 24 orët e fundit janë pezulluar 21 leje drejtimi dhe janë vendosur 58 masa administrative për tejkalim shpejtësie, 65 për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

Gjithashtu, tri makina janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, ndërsa dy të tjera sepse qarkullonin me targa të mjeteve të tjera. Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *