Subscribe

Policia e Shkodrës në një njoftim për media ka zbardhur detaje nga krimi i rëndë në Shkodër, ku Musa Bajraktari u vra nga fqinji i tij Xhemal Zeqiri.

 

Mes autorit dhe viktimës, sipas uniformave blu ka pasur një konflikt për motive të dobëta.

 

Nga provat e siguruara thotë policia,  60-vjeçari, ka goditur me sëpatë në kokë, Bajraktarin i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

 

Ndonëse fillimisht u dyshua se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrale, hetimet zbuluan se ishte vrasje, ku bënë të mundur edhe arrestimin e autorit.

 

Xhemal Zeqiri akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”.

 

Shkodër

 

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç.

 

Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta.

 

Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.

 

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi:

 

-Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

 

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë).

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *