Policia e shtetit i ka bërë thirrje të gjithë studenteve që kanë përfunduar me rezultate që të aplikojnë për të qënë pjesë e policisë së shtetit.

 

Në 5 ditët e para nga çelja e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, kanë aplikuar online rreth 120 studentë që kanë përfunduar universitetin dhe masterin me rezultate të larta në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) apo në shkencat kompjuterike (degët informatike, elektronikë).

 

Interesi i lartë i treguar nga të rinjtë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, inkurajues për organizatën e Policisë.

 

Policia e Shtetit fton dhe nxit çdo student që përmbush kriteret të APLIKOJË ONLINE, deri në datën 15 shkurt 2019 në portalin aplikime.asp.gov.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *