Ndryshimi nga urdhëri i nxjerre një ditë më parë nga Ministria e Shëndetesisë, policia e shtetit nëpërmjet një njoftimi për mediat lajmëroi se ditën e diele nuk do të levizja e asnjë makine në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithnjë duke qëndruar tek levizjet e makinave, policia shtoi se të shtunën dhe të dielën nuk do të lejohet hyrja dhe dalja nga disa bashki që janë zonë e kuqe e po ashtu është i ndaluar edhe plazhi për ata që nuk jetojnë në zonat bregdetare.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *