E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia sqaron akuzat e oficerit Emiljano Nuhu

Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

 

Përmes një deklarate për mediat, policia e cilëson akuzën se deputeti Rrahman Rrahja ka kërcënuar oficerin me pistoletë si të pavërtetë, pasi ai nuk ka qenë në detyrë në atë kohë, sikundër pretendon Nuhu.

 

Reklamë

Duke ju referuar të dhënave, sipas policisë rezulton se oficeri dhe deputeti kanë patur njohje të hershme dhe komunikimi i tyre ka qenë miqësor dhe pa kërcenime. Sipas policisë është e vërtetë që Nuhu ka bërë kallzim për këtë ngjarje, por në asnjë rast ai s’ka përmendur as Taulant Ballën dhe as kryebashkiakun e Krujës, emra të cilët kanë dalë në videon e publikuar.

 

Gjithsesi policia thotë se po verifikon çdo pretendim të oficerit në letrën e tij të bërë publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë