Policia spanjolle thotë se ka shkatërruar një bandë me ish-ushtarakë nga Evropa Lindore, të cilët dyshohet se kanë grabitur shtëpi luksoze në provincën jugore të Málaga.

Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën, duke përfshirë edhe kreun e dyshuar nga Shqipëria. U gjet një depo me bizhuteri, ora, para dhe armë.

Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella, shkruan BBC.

Policia thotë se të dyshuarit ishin “shumë të aftë” në grabitje dhe vjedhje.

“Ata u trajnuan për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj, dhe për të vepruar shpejt dhe me efikasitet falë aftësive të tyra ushtarake”, shton ai.

Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri.

Shtëpitë në qytetin e Málaga, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës.

Në të paktën katër nga grabitjet, policia thotë se është përdorur dhunë fizike.

Policia thotë se ka mundur të kapë të dyshuarit me ndihmën e një biznesmeni vendas.

Kombësia e pesë “gangsterëve” të tjerë të dyshuar nuk është bërë publike./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *