E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia spanjolle blindon Katalonjën, 4 të plagosur

 

Autoritetet spanjolle kanë intensifikuar përpjekjet për të ndaluar referendumin e Katalonjës më 1 tetor. Dhjetëra mijëra vetë pritet të shprehin vullnetin e tyre në referendumin e nesërm, i shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

 

Lideri i katalanasve Carles Puigdemont u shpreh se nuk do të heqin dorë nga referendumi, pavarësisht masave shtrënguese të autoriteteve dhe sqaroi se gjithçka është gati në më shumë se 2 mijë pikat e votimit.

Reklamë

 

Me mijëra policë janë dërguar në rajon dhe janë urdhëruar të spastrojnë shkollat e pushtuara nga aktivistë, prindër e fëmijë, që po qëndrojnë në godina që prej të premtes. Sot ata kanë bllokuar aksesin në 1300 prej 2315 shkollave të Katalonjës, të cilat do të ktheheshin në qendra votimi për referendumin e shumë kundërshtuar të pavarësisë.

 

Policia ka konfiskuar gjithashtu fletët e votimit, ndërsa prokurorët kanë urdhëruar mbylljen e websajteve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve që po organizojnë referendumin.

 

Gjendja është tepër e tensionuar dhe gjatë natës së kaluar pati të shtëna në një prej qendrave, ku u shënuan 4 të plagosur. Ndërkaq qindra persona dolën të shtunën në rrugët e Barcelonës, Madridit dhe qyteteve të tjera spanjolle për të manifestuar kundër referendumit.

 

Në bazë të sondazheve paraprake të kryera në rajon, pritet që shumica e votuesve të mbështesin shkëputjen nga Spanja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë