Kontrolle të shtuara nga Policia, për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Efektivet e policisë Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit të territorit, në rrugën “Hamdi Pepa”, në magazinën në pronësi të shtetases M. Gj., 57 vjeçe, kanë gjetur 3 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u procedua penalisht shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *