Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Ndalohen divorcet dhe telefonat smart, rregullat e reja në...

Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani,...

Diella “prezente” në mbledhjen e ministrave në Pogradec, Rama...

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky kërkon më...

Përfundon blloku i parë i diskutimeve brenda në takimin...

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5...

Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët e Cristiano...

“Pasqyra Albania”, si do të funksionojë platforma që do...

Stuhia e fuqishme godet Italinë, përmbysen avionët, mbyllet aeroporti!...

Rreth 3 milionë makina Tesla tërhiqen nga tregu në...

Policia shtetërore e Bosnjës tenton ta arrestojë Dodikun

23 Prill 21:57

Ministria e Punëve të Brendshme e entitetit të Republikës Sërpska (MUP RS) ka penguar anëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) të hyjnë në ndërtesën e Qendrës Administrative të Qeverisë së Republikës Sërpska në Sarajevën Lindore, ku po zhvillohet një takim mes Millorad Dodik, dhe përfaqësuesve të Qytetit të Sarajevës Lindore.

Lajmin për pengimin e hyrjes në ndërtesën ku po qëndronte presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga vetë SIPA.

Kjo agjenci deklaroi se anëtarët e saj po vepronin sipas një urdhri të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe se nuk është përdorur forcë.

Dodik, kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq dhe kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishoviq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues. Për ta është lëshuar një fletarrestim qendror në Bosnje dhe Hercegovinë që nga mesi i marsit, pasi nuk janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për t’u marrë në pyetje.

Më herët, Gjykata e Bosnjës i kishte kërkuar INTERPOL-it që të rishikojë vendimin për refuzimin e kërkesës për lëshimin e një njoftimi të kuq ndaj përfaqësuesve të udhëheqjes së Republikës Sërpska.

INTERPOL nuk ka lëshuar një njoftim të kuq ndërkombëtar për Dodikun, Stevandiqin, pasi Gjykata e Bosnjës i ishte drejtuar me kërkesë më 27 mars.

Prokuroria e Bosnjës më herët kishte kërkuar lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar, duke theksuar se Dodik dhe Stevandiq, “duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në RS, kanë shmangur procedurat ligjore të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë lëshuar territorin e Bosnje e Hercegovinës”.

Të dy zyrtarët janë larguar dhe janë kthyer në Bosnje dhe Hercegovinë disa herë që nga lëshimi i urdhrit qendror për arrestimin e tyre.

Pas një vendimi të shkallës së parë në fund të shkurtit, me të cilin Millorad Dodik u dënua me një vit burg dhe iu ndalua angazhimi në politikë për një periudhë prej gjashtë vjetësh, autoritetet në Republikën Sërpska miratuan një sërë ligjesh që ndalojnë funksionimin e organeve shtetërore gjyqësore dhe hetimore të Bosnjës në territorin e këtij entiteti./REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
dodik Republikës Sërpska

Nga e njëjta kategori

Ndalohen divorcet dhe telefonat smart, rregullat e reja në Afganistan, si është jeta nën regjimin taleban

më shumë...

Zjarret në vend, 5 vatra aktive dhe 7 nën mbikëqyrje, ndërhyrja vijon në disa qarqe

më shumë...

Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani, plani i “hekurt” nëse vjen në pushtet: Do dalim nga Shengen e do mbyllim kufijtë

më shumë...

Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë, autori i la 1 mijë euro para krimit, çfarë dëshmon bashkëshortja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:00

Puna e turneve të natës, studimi: Çfarë...

2:32

Ndalohen divorcet dhe telefonat smart, rregullat e...

2:25

Zjarret në vend, 5 vatra aktive dhe...

2:10

Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet...

2:07

Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares...

1:36

Diella “prezente” në mbledhjen e ministrave në...

1:16

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky...

1:08

Përfundon blloku i parë i diskutimeve brenda...

12:56

Pas sherrit me 23-vjeçarin, i shkoi me...

12:41

Ndryshimi i bujshëm i Haaland në duart...

12:31

Kontrolle ‘blic’ në Tiranë, mbi 11 mijë...

12:20

Kurbin, kanosi me armë zjarri babain dhe...

12:03

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti...

11:51

Kontrolle në burgun e Fushë Krujës, gjenden...

11:35

Gjendet e pajetë e moshuara në plazhin...

11:30

Detajet/ Ja ku e kishin siguruar 5...

11:23

Kishte mbjellë drogë dhe ruante parcelat me...

11:22

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin,...

11:11

Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët...

11:09

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 33...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.