Dy peshkatarë janë shpëtuar nga policia e Shkodrës dhe FNSH, pasi kishin mbetur të izoluar për shkak të baticës.

 

Sipas policisë shtetasit B.T. 58 vjeç, dhe Gj.Z. 56 vjeç, banues në Shkodër, kishin shkuar me varkë për të peshkuar dhe kishin hipur në një urë druri të prishur në fshatin Rrjoll në Velipojë që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin.

 

Peshkatarët janë shpëtuar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë problem shëndetsor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *