E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia sekuestron 207 kg kanabis në gomat e autobusit

Kapet sërish dogë në portin e Durrësit. Policia e qytetit bregdetar, ka sekuestruar mbrëmjen e së mërkurës 207 kilogram kanabis sativa, ndërsa vuri në pranga shoferin e autobusit. Uniformat blu bënë të ditur se është shpallur në kërkim edhe pronari i autobusit, ku u gjet lënda narkotike. Hetimet zbuluan se droga kishte si destinacion Italinë. Trafikantet e kishin fshehur kanabisin në pjesën e rrotave të pasme të autobusit dhe e kishin ndarë në 180 pako. Hetuesit dyshojnë se edhe persona të tjerë janë përfshirë në këtë rrjet trafiku.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë