Gjatë javës që lamë pas 67 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cileve në Tiranë.

 

Sipas policisë janë kapur në kushtet e flagrancës 67 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 31 të pa pajisur me leje drejtimi, 16 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 drejtues mjeti për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

 

320 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 198 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 53 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtës, janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 234 automjete të ndryshme dhe 295 persona dhe janë vendosur 254 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

 

Nisur nga dinamika dhe shpërndarja e aksidenteve të ndodhura dhe analiza e shkaqeve te ndodhjes se tyre, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet me mjete civile dhe të uniformuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë dhe që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Gjithashtu janë vendosur 3 579 masa administrative për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *