Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e Selenicës, ku kanë humbur jetën 8 persona.

 

Informacionet policore bëjnë me dije se autori i kësaj masakre është një 24-vjeçar.

“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.  Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit   ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *