Subscribe

Prishet tregu i paligjshëm i veshjeve te përdoruara pranë qendrës spitalore ne Tirane. Qe herët ne mëngjes, policia bashkiake rrethoi zonën ndërsa fadromat shemben barakat e ngritura nga tregtaret rome. Aksioni i bashkisë u kundërshtua nga tregtaret te cilët refuzojnë te largohen nga kjo zone e paformalizuar. Pas largimit te barakave te shembura, zona do te pastrohet dhe sistemohet.

 

Ndërkohe bashkia ka ofruar disa zgjidhje per tregtaret qe deri tani shisnin jashtë te gjitha kushteve higjienike. Pas nje studimi te kryer, janë përcaktuar tre zona ku do te funksionojnë tregjet e formalizuar te rrobave te përdoruara. Ky biznes mund te ushtrohet ne mënyrë te ligjshme pranë ish-uzinës Dinamo, ne tregun ne Kodër Kamez dhe ish-Fonderisë Mekanike. Ndërhyrja e bashkisë vjen pas studimit te Shëndetit Publik dhe Agjencisë se Mjedisit për ngarkesën e madhe te mikrobeve ne ajër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *