Subscribe

Operacioni ‘Fijet’ prej mëngjesit të kësaj të hënë ka nisur edhe në Tiranë.

 

Efektivët e të 6 Komisariateve të kryeqytetit kanë zbarkuar në terren dhe kanë çmontuar të gjitha kamerat e sigurisë të vendosura në ambiente publike në kundërshtim me ligjin.

 

Nderhyrja ka nisur fillimisht në zonat ku dyshohet se strehohen dhe kanë aktivitetin e tyre persona që janë kontingjent kriminal. Por puna ka vijuar edhe në lagjet periferike të Tiranës, ku pjesa më e madhe e kamerave janë vendosur nga qytetarët e thjeshtë për shkak të frikës nga grabitjet.

 

Deri më tani janë të paktën 100 kamera të vendosura në rrugët e kryeqytetit, ku peshën më të madhe të tyre e mbajnë komisariatet nr 1, 3 dhe 4. Burime policore shprehen se shumë prej kamerave i përkasin qytetarëve të thjeshtë, por ka edhe nga ato që i përkasin personave të lidhur me botën e krimit, të dënuar më herët për vrasje apo për drogë.

 

Ky operacion pritet të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *