Subscribe

Viti 2022 do të jetë i pari në Shqipëri që pritet të regjistrojë më pak se 50 vrasje. Në një intervistë për “Vizion Plus”, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, thotë se plani i masave që është hartuar, me synim uljen e ndjeshme të ngjarjeve kriminale, veçanërisht të ekzekutimeve mafioze.

 

“TONIN VOCAJ

DREJTOR I POLICISE KRIMINALE

Ne shpresojmë që ta dominojmë situatën e krimeve të rënda, jo vetëm të vrasjeve, por edhe të krimeve të rënda kundër personit apo të pronës në të gjithë territonin e vendit. Sivjet Shqipëria të jetë viti i parë që të ketë më pak se 50 vrasje kriminale gjatë vitit.”

 

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë shënuar 7 vrasje, pjesa më e madhe e të cilave është dokumentuar nga policia.

 

“Deri tani kanë ndodhur 7 vrasje kriminale në shkallë vendi, pjesa më e madhe e të cilave janë të sqaruara nga policia duke përjashtuar dy vepra penale të rënda të ndodhura në qarkun e Tiranës të cilat kanë indicje dhe premisa për të bërë të mundur dokumentimin e kësaj veprimtarie.”

 

Vocaj pranon se vitin e kaluar Shqipëria pati një rritje të vrasjeve, ndërsa zbulueshmëria nuk ishte në nivelin e duhur.

 

“Gjatë vitit 2021 ka patur më shumë vrasje sesa viti 2020. Një pjesë e këtyre vrasjeve akoma nuk janë sqaruar nga policia.”

 

Kreu i Policisë Kriminale tregon hartën dhe qytetet, ku aktiviteti kriminal i grupeve mafioze është më i madh, ndërkohë që disa ngjarje të rënda ende nuk kanë autor.

 

“Qarqet që kanë patur më shumë vrasje kanë qënë Durrësi, Elbasani, Fieri, Tirana, Vlora dhe Shkodra. Këto kanë patur një diagram rritëse në raport me vitin 2020. Vrasjet e pazbuluara që janë në këto rrethe gjyqësore gjatë këtij 6-mujori të parë të këtij viti do tëp unohet me intensitet për dokumentimin e tyre.”

 

Në tjetër aktivitet kriminal i përhapur kohët e fundit në Shqipëri është ai i shtëpive te barit. Vocaj sqaron se policia ka përgatitur planin e masave në mënyrë që mos të ketë shtrirje të tyre në të gjithë territorin, ndërkohë që po punohet edhe me institucionet e tjetra si pushteti vendor, drejtoritë e pyjeve, OSHEE etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *