Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 December 2025
Vizion fokus

“Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë”, flet babai i...

Bayern “makineri perfekte”, dorëzohet edhe Stuttgart, Karry Kane shënon...

Presidenca ndez dritat e pemës së Krishtlindjeve me miq...

Mbytet varka me emigrantë në Kretë, të paktën 18...

Diskutimet për paqe në Ukrainë, Zelensky pritet të takohet...

Arbër Hoxha “vret” Hajdukun minutën e fundit, ylli kuqezi...

Tragjedi në Itali, nëna vret vajzën e sëmurë dhe...

“Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje”, e mitura...

Kanadaja heq Sirinë nga lista e zezë e shteteve...

Shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi, një muaj...

Policia përballet me trazira serioze në qytetet britanike

3 Gusht 20:34

Dhuna është rishfaqur në rrugët e qyteteve britanike të shtunën. Disa oficerë policie u lënduan gjatë ditës së katërt të trazirave pas vrasjes së tre vajzave të vogla më herët gjatë javës në një qytet në veriperëndim të vendit.

Trazirat shpërthyen ndërsa qindra protestues kundër emigracionit u mblodhën në disa qytete të vendit, pasi në mediat sociale u përhapën informacione të rreme se sulmi me thikë ndaj fëmijëve që po merrnin mësime për vallëzimin në qytetin Southport u bë nga një emigrant mysliman i radikalizuar.

Policia ka thënë se autori i dyshuar, Axel Rudakubana, 17 vjeç, ka lindur në Cardiff të Uellsit, por protestat e demonstruesve kundër emigrantëve dhe kundër myslimanëve kanë vazhduar, duke u shndërruar në dhunë dhe trazira, së fundmi në qytetin verilindor Sunderland të premten në mbrëmje.

Policia në Liverpul tha të shtunën se një numër oficerësh ishin plagosur ndërsa po përballeshin me “trazira serioze” në qendër të qytetit.

Autoritetet në qytetin lindor Hull thanë se katër persona u arrestuan dhe tre oficerë u plagosën, ndërsa po merreshin me protestat gjatë të cilave u goditën me shishe.

Xhamitë në të gjithë vendin janë këshilluar të forcojnë masat e sigurisë, ndërsa policia ka dislokuar oficerë shtesë.

Kryeministri Keir Starmer, që po përballet me sprovën e tij të parë të madhe që nga zgjedhja e tij një muaj më parë, ka dënuar “të djathtën ekstreme” për dhunën dhe ka mbështetur policinë për të ndërmarrë masa të forta. Ai diskutoi për trazirat në një takim të shtunën me anëtarët e kabinetit qeveritar, tha zyra e tij.

Hera e fundit që shpërtheu dhunë masive në Britani ishte në vitin 2011, kur mijëra persona dolën në rrugë për pesë netë, pasi policia vrau një burrë afrikano-amerikan në Londër.

Dëshmitarët në qytetet Liverpul, Leeds, Mançester dhe Belfast folën me agjencinë e lajmeve Reuters për një atmosferë të tensionuar të shtunën pasdite, ndërsa policia u përpoq të përmbante dhe të shmangte përplasjen mes disa grupeve rivale ku merrnin pjesë qindra protestues që brohorisnin.

Përleshjet dhe dhuna shpërthyen në disa qytete, përfshirë në Liverpul, ku u hodhën vezë, kanaçe birre dhe shashka, ndërsa në Belfast, disa biznese raportuan dëme materiale.

“Nuk gjej ndonjë arsye përse na sulmuan”, tha Rahmi Akyoli, ndërsa qëndronte përpara kafenesë së tij në Belfast, dyert me xhama të së cilës u thyen pasi u sulmua nga dhjetëra njerëz që hidhnin shishe dhe karrige.

“Unë jetoj këtu prej 35 vitesh. Fëmijët e mi, gruaja ime janë nga këtu. Nuk di çfarë të them, është e tmerrshme”, tha ai.

Në protestat në Londër, policia arrestoi disa persona, përfshirë një person që reagoi me përshëndetjen naziste ndaj një kundërprotestuesi.

Të premten në mbrëmje, qindra demonstrues kundër emigracionit në Sunderland hodhën gurë ndaj forcave speciale të policisë që ishin dislokuar pranë një xhamie. Në vazhdim ata përmbysën automjete, i vunë flakën një makine dhe ndezën një zjarr pranë një stacioni policie.

Katër policë të plagosur u dërguan në spital dhe 12 persona u arrestuan, u tha gazetarëve të shtunën Mark Hall, kryeinspektori i policisë në Sunderland.

“Kjo nuk ishte protestë. Kjo ishte dhunë e pafalshme dhe trazira”, tha zoti Hall.

Të paktën 30 demonstrata ishin planifikuar në Britaninë këtë fundjavë, tha rrjeti BBC, së bashku me një numër kundër-protestash nga grupet kundër racizmit./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Policia Britanike Protesta

Nga e njëjta kategori

“Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë”, flet babai i 2-vjeçarit që humbi jetën pas kafshimit të qenit

më shumë...

Bayern “makineri perfekte”, dorëzohet edhe Stuttgart, Karry Kane shënon tre gola

më shumë...

Presidenca ndez dritat e pemës së Krishtlindjeve me miq të veçantë

më shumë...

Mbytet varka me emigrantë në Kretë, të paktën 18 të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi 38-vjeçar (EM...
  • Shorti i fazës finale të Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosov...
  • Shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi, një muaj më pa...
  • EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në...
  • E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri në kokë b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.