E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia padit tre biznese për shitjen e kapsollave

Policia ka dërguar 3 biznese ne prokurori për shkak se shisnin kapsolla. Ne një njoftim te policisë se shtetit sqarohet se përgjatë ditëve te fundit janë kontrolluar 1136 biznese dhe janë sekuestruar me shume se 600 kapsolla dhe rreth 500 fishekzjarrë pasi dyshohet se janë te rrezikshme për jetën e qytetareve.

 

Aksioni është shtrire ne te gjithë vendin duke përfshirë dyqanet dhe tregjet dhe kontrolli është fokusuar edhe tek verifikimi i masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikset e zjarri.

 

Reklamë

Policia ndërkaq i ka bere edhe njëherë apel bizneseve që të mos tregtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e tyre si dhe fishekzjarrëve.

 

Ky aksion i policisë nisi pas protestës se 22 nëntorit para parlamentit kur një punonjësja e policisë, Ina Nuka 24 vjeç humbi gishtat e dorës për shkak te një kapsolle.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë