Një aksion policor ka nisur gjatë mbrëmjes të së martës në Lezhë, ku janë arrestuar Kol Lleshi, Vlash Gazulli dhe Genc Zeneli, të cilët janë gjetur në banesë.

 

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vendimin në ngarkonim të 10 personave në çështjen fraksion te dosjes 339, lidhur me tjetërsimin e pronave në Lezhë. SPAK ka konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëgjinit, një ndër shumat më të mëdha që i ka kaluar shtetit.

 

Dënimet e dhëna nga Apeli i Posaçëm

Gjevi Ndoka dënohet me 10 vite burg, në Shkallen e Parë u dënua me 6 vite e 8 muaj;

Mimoza Ndoka dënohet me 5 vjet e 4 muaj burg, në Shkallën e Parë u la në shërbim prove;

Emanuela Gjukra dënohet me 6 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj;

Zef Lazri dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 8 muaj;

Blendi Ndoka dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj;

Luigj Paloka dënohet me 5 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg;

Paulin Simoni dënohet me 3 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Pare ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg;

Vlash Gaxulli dënohet me 2 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove;

Genc Zeneli dënohet me 2 vite e 4 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove;

Kol Lleshi dënohet me 2 vite e 4 muaj burg. Në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove.

Marjeta Përskura dënohet me 1 vit e 8 muaj burg, në Shkallen e Pare ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *