Shtohen kontrollet e sigurisë për shmangien e grumbullimeve. Dy patrulla policie janë duke lëvizur në parkun e qytetit të Korçës për të shmangur daljen pa kriter të grupmoshave të ndryshme.

Kjo për shkak se parku Rinia ishte edhe ambjenti publik më i frekuentuar gjatë këtyre ditëve.

Patrullat e policisë shtuar kontrollet duke kërkuar autorizimin e lëvizjes personave të cilët kanë qënë duke lëvizur në këtë park ndërsa ata që nuk ishin pajisur me autorizim 90 minutësh për lëvizje janë detyruar të kthehen në banesa.

Burimet bëjnë me dije se ka pasur edhe masa administrative ndaj shkelësve të distancimit social si dhe disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Kontrollet pritet që të vijojnë përgjatë këtyre ditëve për të shmangur kështu grumbullimet e njerëzve që kthehen në rezik për përhapjen massive të virusit COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *