Subscribe

Në supërgrabitjen e Rinasit, Admir Murataj mund të jetë ndihmuar nga një bashkëpunëtor i vjetër i tij. Bëhet fjalë për Klement Calën, për të cilin policia ka dyshime se mund të jetë pjesë e grupit që arriti të thyejë perimetrin e aeroportit duke grabitur rreth 5 milion euro.

 

30 vjeçari nga Elbasani i shpallur në kërkim nga interpoli , është dënuar me 25 vite burg në mungesë për grabitjet e blindave me para në Qaf Kashar dhe mendohet se gjatë periudhës së arratisë ka ruajtur kontaktet me Murataj, dhe si ky i fundit , ka bërë jetë në fshehtë.

 

Në faqen e interpol ai përshkuhet si person i dhunëshëm dhe i kërkuar edhe në greqi për grup të strukturuar kriminal dhe grabitje me armë. Një tjetër emër për të cilin policia nuk përjashton përfirjen në supër grabitjen e 9 prillit është edhe Aleks Pepa,  i shpallur në kërkim për grabitjen e parë në pistën e rinasit në vitin 2016.

 

Edhe 44 vjeçari po nga Elbasani kërkohet nga interpol për grup kriminal dhe grabitje megjithse për hetuesit mbetet e paqartë se si ky shtetas mund të jetë lidhur me grupin e Admir Murataj.

 

Ndërkohë që hetimet për supërgrabitjen po udhëhiqen nga prokuroria e krimeve të rënda, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj thirri këtë të premte në takim krehët e policisë së shtetit ku sipas burimeve në fokus kanë qenë ecuria e zbardhjes së ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe hodhi shumë pikpyetje mbi sigurinë e një prej territoreve me rëndësi të vecantë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *