E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia në gatishmëri për tërmetin

Pas lëkundjeve të tërmetit, të cilat tronditën Shqipërinë, Policia e Shtetit ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë.

 

Sipas njoftimit për mediat policia bën me dije se, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit   e gjithë Policia Rrugore është në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave  dhe Patrullat  e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar.

 

Ndër të tjera, u bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke i garantuar se do të gjenden shumë shpejt pranë tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë