Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku ka kundërshtuar fuqishëm akuzën se Policia në vend nuk është në rolin e saj.

 

I ftuar në “Zgjedhje 2021” Mazniku u shpreh se Policia është munduar që gjithnjë të tregohet e kujdesshme dhe të mos perceptohet që mban krah.

 

“Vetëm para pak kohësh, ne kemi patur një seri arrestimesh në Elbasan, të niveleve të ndryshme. Pra, unë besoj që nuk kemi të bëjmë fare me një situate kur Policia është jashtë kontrollit. Por, Policia ka qenë në gjithë këto raste, veçanërisht kur bëhet në caste elektorale e kujdesshme që të mos perceptohet që mban krah. Dhe pa dyshim, ndoshta ky kujdes që Policia ka mbajtur, që të tregojë që Policia nuk ka mbajtur anë, mund ta ketë çuar në momentin që kur ka ndodhur ngjarja nuk kanë patur shumë mundësi që të reagojnë me shpjetësinë që do mund të kishin reaguar për ta parandaluar ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *