Pikat e kontrollit të ngritura nga Policia e Shtetit kanë vënë në pranga 29 persona. Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 postoblloqe policie për të kapur personat e shpallur në kërkim, ata që mbajnë pa leje dhe ata që kanë tendencë të kryejnë krime.

 

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike  kanabis e doza me heroinë e kokainë.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

 

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në komisariat në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete. Po ashtu, u bllokuan për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *