E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia në aksion/ Iu vendos prangat 17 shoferëve

17 shoferë përfunduan në prangat e policisë gjatë fundjavës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Nga të arrestuarit, tetë shoferë u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nëntë pa leje drejtimi. Mes të prangosurve, është edhe një shofer autobusi që u kap në rrugën e Rinasit duke kryer manovra dhe parakalime të gabuara, për shkak se ishte i dehur.

 

Reklamë

Gjithashtu, janë pezulluar 97 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

Efektivët kanë vendosur edhe 2.111 masa administrative për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori, drejtim mjeti në gjendje të dehur, etj..

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë