E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia ndjek autorin e plagosjes në Fushë Krujë/ I zbulon “shtëpinë e barit”

Policia ka zbardhur të tjera detaje nga plagosja me armë zjarri në Fushë-Krujë.

 

Reklamë

Blutë bëjnë me dije se në ambientet ku dyshohet se mund të fshihet autori i plagosjes së 62-vjeçarit, është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit, blutë sekuestruan bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Gjithashtu, në banesën e autorit të dyshuar, 44-vjeçarit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

 

Sakaa, po vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë