E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia ndëshkon shoferët e “pabindur” në Lezhë/ Mbi 20 të arrestuar, 7 mjete të bllokuara

Përgjatë një jave, Policia Rrugore e Lezhës ka arrestuar dhe proceduar 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 u kapën në gjendje të dehur, 4 pa leje drejtimi, ndërsa 11 shoferë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

 

Reklamë

Ndërkohë, janë pezulluar 35 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 630 gjoba.

 

Gjatë këtyre kontrolleve, policia ka evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, një rast të armëmbajtjes pa leje, si dhe kanë kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë.

 

Është bërë bllokimi i 7 mjeteve, për mungesë dokumentacioni, si dhe i 5 mjeteve të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera (5 deri në 12 gjoba).

Vazhdo të lexosh

Reklamë