Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar lidhur me ndëshkimin me gjobë të kryedemokratit Basha dhe pjesëmarrësve që ishin në takimin që u zhvillua të enjten në Durrës me disa tregtarë.

Në një postim në “Facebook”, ish-deputeti e ka konsideruar një hakmarrje të paster politike dhe pengim të aktiviteteve kushtetuese të opozitës. Ai shprehet se masat e jashtëzakonshme kundër COVID-19 janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Para pak kohesh kam paralajmeruar per pandemine e AUTOKRACISE sepse masat e jashtezakonshme te Edi Rames jane ne kundershtim me Kushtetuten. Ato kufizojne te drejtat kushtetuese ne menyre joproporcionale. Sot u dha prova e vertete qe Edi Rames, masat e jashtezakonshme dhe gjendja e fatkeqesise natyrore i duhen per shkeljen e lirise se qytetareve dhe goditjen e Opozites dhe jo per te luftuar Covid 19. Kreu i Opozites dhe PD zhvilloi takime ne qytetin e Durresit me perfaqesues biznesesh qe po vuajne pasojat e renda te masave te pajustifikuara te Edi Rames. Kryeministri po i mbyt bizneset, nderkohe Opozita u qendron prane, merr mendimin e tyre dhe propozon masa per lehtesimin e veshtiresive. Nderkohe qe pandemia flet me shifra, dhe keto shifra nuk justifikojne dot kufizimin e lirive themelore dhe atyre ekonomike sic ka bere qeveria, pandemia ekonomike ka kapur per gryke biznesin dhe qytetaret e thjeshte. Por Edi Rama nuk pranon qe perfaqsues te biznesit te ankohen tek opozita.”

Bylykbashi ka kërkuar që këto vendime të Policisë së Durrësit të revokohen menjëherë.

“Ne nje mase te paprecedent, Policia ka gjobitur bizneset e pefshira ne aktivitet me liderin e Opozites dhe qe shprehnin ankimet kunder qeverise. Edi Rama i mbyt ekonomikisht dhe i ndeshkon kur ankohen. Por ne veprim haptazi kunder opozites politike, ka gjobitur edhe kreun e PD dhe drejtuesit e deges se PD ne Durres per aktivitetin politik. Kjo eshte hakmarrje e paster politike dhe pengim i aktiviteteve kushtetuese te Opozites. Por nuk mund te mos jene ‎edhe qesharake. Policia i heq lejet e drejtimit te automjeteve perfaqesuesve te Opozites qe kishin shkuar ne kembe ne aktivitet. Kjo hakmarrje eshte qesharake por edhe e kunderligjshme. Keto akte te paligjshme duhen revokuar menjehere. Perndryshe do te konsiderohen shkelje e ligjit dhe shpedorim detyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *