E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia ndalon Benz-in dhe “kap mat” 21 vjeçarin

Forcat e policisë në Durës kanë arrestuar një të ri i cili lëvizte me një automjet me targa të vjedhura dhe me armë më vete.

G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, u ndalua në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura.

Jo vetëm kaq por pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I riu nga Durrësi i dënuar më parë për vjedhje tashmë do të gjykohet për akuzen “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë