Subscribe

Ky është momenti kur banorët e kampit të muxhahedinëve në Manzë, penguan në bllok forcat e policisë, pasi këto të fundit me një urdhër gjykate në dorë shkuan për të kontrolluar të gjitha ambientet e brendshme, pas hetimeve të SPAK për terrorizëm dhe sulme kibernetike.

 

Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit, kur Forcat RENEA, FNSh, Operacionalia dhe uniforma blu nga drejtoritë vendore për 4 orë me radhë vunë në zbatim një plan të hartuar me detaje për ndërhyrje në një territor i cili prej vitesh aksesohej vetëm nga anëtarët e opozitës iraniane.

 

Por këta të fundit kundërshtuan me forcë zbarkimin e policisë në vendqendrimin e tyre duke thënë se nuk ishin të lajmëruar për një kontroll të tillë .

 

Të organizuar dhe me parrulla ne duar kundër  policisë, muxhahedinët tentuan të bllokonin të gjithë aksionin.

 

E megjithatë efektivët arritën të hyjnë Brenda e të bënin kontrollin e imtësishëm në strehën e anëtarëve të opozitës iraniane, përfshirë këtu zyra, banesa dhe ambiente të tjera. Gjatë aksionit mësohet se janë sekuestruar shumë kopmjuterë e paisje të tjera që dyshohet se mund të jetë përdorur për veprimtari të paligjshme.

 

Gjatë këtyrë orëve tensioni, anëtarët e kampit hodhën akuza se policia shqiptare përdori edhe gaz lotsjellës kundër tyre, situatë kjo që sipas tyre i mori jetën një prej muxhahedinëve.

 

GRATE MUXHAHEDINE-

1-Policia shqiptare hodhi spraj piperi, një nga njerëzit që unë njoh këtu u vra, policia shqiptare i vrau ata.

2-Erdhen në 08 e 30, shkatërruan raftet, gjerat tona personale, kompjutera.

 

Edhe përfaqësuesit ligjorë të kampit kanë fajësuar policinë për vdekjen.

 

Por policia shqiptare ka hedhur poshtë çdo akuzë.

 

Ndërkohë në morgun e kampit ishte prokurori i çështjes, Sokol Nishani, si dhe oficerë e agjentë të byrosë kombëtare të hetimit, për të sqaruar me detaje ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *