E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 45 minuta më parë
Video · Bota

Policia mësyn Deutsche Bank, hetim pastrimit të parave

Policia ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të enjteje ne bankën me te madhe gjermane, në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

 

Prokurori publik bëri të ditur se 2 anëtarë të stafit në selinë e Deutsche Bank në Frankfurt, kanë ndihmuar klientët e tyre të pastrojnë paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale.

 

Reklamë

Të paktën 170 policë dhe zyrtarë janë përfshirë në operacionin që zbuloi se stafi i Deutsche Bank ndihmonte klientët të hapnin llogari ne kompanie offshore për transferimin e parave të siguruar nga aktivitetet kriminale.

 

Dyshohet se janë 900 klientë të kësaj banke që krijonin kompani për të transferuar paratë e tyre dhe rreth 311 milionë euro besohet se tashmë janë pastruar. Të gjitha dokumentet ndërkohë janë sekuestruar nga autoritetet.

 

Hetimi u nxit nga publikimet ne vitit 2016 I skandalit te “Panama Papers”, ku u zbuluan se 26 kompani gjermane transferonin paratë mes tyre edhe banka gjermane.

Më shumë video

Reklamë