Një operacion që për nga organizimi I tij duket I tipit ‘Forca e Ligjit’ është ndërmarë nga policia këto ditë në të gjithë rajonin e Korçës.

 

Janë ngritur katër grupe task- force me përbërje nga policia e krimeve, ajo e rendit dhe qarkullimit rugor që kanë nisur këtë operacion.

 

Mbi bazën e një plani masash të hartuar nga drejtuesit e policisë rajonale, kanë nisur kontrolle të imtësishme në të gjitha akset kryesore rugore dhe jo vetëm.

 

Objekt i tyre nuk janë thjesht shkeljet në qarkullimin rugor por edhe ndalimet e personave me precedentë penalë apo në kërkim nga policia.

 

Për vetë synimin e goditjes që ka ky operacion me grupe të task- forcës, nuk bëhen të ditura detaje, personat e shoqëruar apo të ndaluar. Burime të policisë që konfirmuan nisjen e këtij operacioni thanë se bilanci I tij pritet të bëhet I ditur pas pak ditësh me përfundimin e kontrolleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *