Policia Rrugore ka vijuar kontrollet ndaj shoferëve nëpër të gjitha akset rrugore.

Sipas njoftimit të policisë, vetëm gjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 35 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 119 leje drejtimi, nga këto 52 për shpejtësi tej normave të lejuara, 62 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *