Policia e Korçës ka hartuar një plan masash për festat e fundvitit.
Sipas burimeve zyrtare, në akset kryesore të qarkut do të vendosen 8 patrulla të policisë rrugore, ndërsa do të përdoren edhe radarë për të kontrolluar shpejtësinë e automjeteve.
Veç policisë rrugore, kontrolle do të kryhen edhe nga efektivët e policisë së rendit, sidomos në qytetet Korçë dhe Pogradec, ku priten lëvizje më intensive të mjeteve dhe qytetarëve. /vizionplus.tv





