E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia malajziane bastis shtëpinë e ish-kryeministrit Najib Razak

Policia malajziane ka sekuestruar mbi 200 kuti të mbushura me artikuj me vlerë, ora dhe stoli të shtrenjta, si dhe 220 mijë dollarë kesh  në një nga pronat e ish kryeministrit Najib Razak.

Reklamë

Pronat e Razak në të gjithë kryeqytetin po bastisen pasi hetuesit gjerën 700 milionë dollarë të fondit te qeverisë në llogaritë e tij personale bankare.

 

Skandali është raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

 

Ato shkruajnë se një pjesë e parave janë përdorur për të blerë një gjerdan diamanti 22 karatësh, me vlerë 27.3 milionë dollarë për gruan e tij.

 

Në rezidencat e ish kryeministrit janë sekuestruar edhe piktura të Pikasos dhe filma hollivudianë.

Policia nisi bastisjet e pronave të tij që të mërkurën, ndërsa operacioni po vijon.

 

Pretendimet për korrupsion ishin edhe shkaku kryesor i humbjes së zgjedhjeve të Najib ndaj ish-aleatit të tij, Mahathir Mohammad.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë