E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia largon emigrantët në Idomeni

Ne shenje proteste per kufijtë e mbyllur, grupe emigrantesh ne Idomeni kishin pushtuar prej një muaji binaret e një linje hekurudhore. Por ketë te hëne, policia kërkoi qe refugjatet t’i jepnin fund protestës. Emigrantet i larguan vete çadrat e tyre, pa bere rezistence. Bllokada e emigranteve ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë kishte bllokuar punën e disa kompanive, qe shfrytëzonin linjën hekurudhore per transportin e mallrave, duke i detyruar te kalonin nga Bullgaria. Autoritetet greke prej javësh u bëjnë apel emigranteve te zhvendosen nga kampi i Idomenit drejt qendrave me kushte me te mira, për te shmangur përhapjen e sëmundjeve, por mijëra vete kane refuzuar te largohen.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë