Policia: KZAZ u sulmua me bomba molotov, 3 efektivë të plagosur

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me djegien e një KZAZ në Bushat të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të enjte.
Në reagimin e saj uniformat blu bëjnë me dije se rreth 200-250 simpatizant të PD, të mbledhur tek KZAZ nr.6, kanë sulmuar me bomba molotov dhe mjete të tjera të forta godinën..
Si pasojë e përplasjes mes protestuesve dhe policisë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës
“Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës. Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.
Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje.
Grupi hetimor i ngritur për çështjen dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.”




