Subscribe

Opozita akuzon drejtpërdrejt drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët sipas tij janë pjesë e trafikut të drogës, duke garantuar mbrojtje për transportin nga vendi i kultivimit e deri në kufi. Sipas Palokës, të përfshirë në trafik janë edhe Drejtor i Qarkut të Gjirokastrës Aranit Arapi, si dhe Dritan Lenja, i emëruar në krye të policisë së Qarkut të Lezhës. Zyrtari i lartë demokrat tha se gjithçka bëhet me bekimin e kryeministrit Rama, çka dëshmon se siguria në vend është rrënuar. Nënkryetari demokrat Edi Paloka, tha se gjithçka ndodh në vend dëshmon për gjendjen dramatike të rendit. Ai kujtoi edhe lajmin për arratisjen në Rinas të një shtetasi turk.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *