E diel, 27 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia kontrolle të befasishme në farmaci/ Procedohen dy pronare

Policia e Durrësit ka kryer një kontroll të befasishëm në farmacitë e qytetit për të ndëshkuar ata që abuzojnë me çmimet në kohën e koronavirusit.

 

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit u konstatua se dy pronare farmacie shisnin produktet pa kupon tatimor dhe me çmime abuzive.

 

Dy pronaret, S. L,, 32 vjeçe banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe banuese në Shijak, u proceduan penalisht. Gjatë operacionit “Medikamenti” u sekuestruan një sasi dezinfektantësh për duart pa faturë tatimore.

 

Vazhdo të lexosh